Studentët kërkojnë kompensim për konviktet

358
Sigal

Konviktet vijojnë që të qëndrojnë të hapura edhe pas vendimit të komitetit të ekspertëve për mbylljen e tyre për të paktën një muaj, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë. Një pjesë e studentëve vazhdojnë akomodimin në këto godina, ndërkohë që pjesa më e madhe është larguar në vendlindjet e tyre.

Nga ana tjetër, vendimi i Komitetit të Ekspertëve për kalimin e mësimit online ishte i papritur studentëve, të cilët erdhën në Tiranë për t’u përgatitur për Vitin e Ri akademik në fakultet, duke marrë edhe shtëpitë me qira.

Drejtoresha e konvikteve të Qytetit Studenti, thotë se largimi i studentëve po bëhet gradualisht nga dita në ditë, pasi një pjesë e tyre janë të punësuar dhe nuk mund të shkëpusin marrëdhënien me punën.