Zjarr në një ndërtesë skrapi, lëndohen dy punonjës

152
Sigal

Zjarri ka përfshirë ambientet e punës së një firmë për mbledhjen skrapit në zonën e Krujës.

Bëhet me dije se si pasojë e flakëve kanë pësuar djegie dy punonjësit e firmës, të cilët janë transportuar për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit nga një bombul, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plota të rrethanave të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.