Zjarr në një ndërtesë 4-katëshe në Berat, shpëtohen të moshuarit

461
Sigal

Një zjarr i menjëhershëm ka rënë në një ndërtesë 4-katëshe në Berat.

Banesa e Nuri Hibro,që ndodhet prapa bashkisë së qytetit, në lagjen ‘10 Korriku’, është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.

Vila 4-katëshe kishte kaldaja në të gjitha katet,të cilat ishin të lidhura me oxhakun me dru dhe mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bllokimi i oxhakut që mendohet të ketë kthyer mbrapsh flakët.

Flakët dhe tymi janë përhapur me shpejtësi në të gjitha katet por falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikëseve flakët e zjarrit janë neutralizuar shpejt. Në banesë jetonte vetëm një çifti i moshuar, të cilët janë nxjerrë jashtë pa lëndime.

Në vendngjarje, përveç forcave të shumta zjarrfikëseje kanë shkuar edhe forca të policisë, që kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e mjeteve nga frika e flakëve dhe tymit, pasi banesa ndodhet në anë të rrugës së vetme që përshkon qytetin.

Edhe pse paraprakisht mendohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut, ekspertët në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që tmerroi gjithë zonën e populluar të kësaj lagjeje.