Zjarr i qëllimshëm në Fushë Krujë, rrezikohen banesat në lagjen Magaze

232
Sigal

Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në lagjen Magaze në Fushë Krujë.

Flakët kanë djegur një sipërfaqe me shkurre, ndërsa rrezikohen banesat aty pranë. Raportohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Në vendnngjarje kanë mbërritur forcat zjarfikëse të cilat po punojnë për shuarjen dhe neutralizimin e flakëve.

Më herët u raportua për vatra zjarri në Berat dhe në Lushnje, të cilët po vihen në kontroll nga ekipet zjarrfikëse.