“Mësuesit kanë fuqi të tilla, që kryeministrat vetëm mund t’i ëndërrojnë”, mahnituni me 30 thënie të Churchill

1071
Ish-kryeministri britanik, nuk ishte vetëm një politikan i madh, por edhe një orator i shkëlqyer.

Edhe pse tani ai nuk jeton më (vdiq më 1965), trashëgimia e tij jeton më shumë prej citateve më argëtuese dhe të mprehta që ka lënë pas. Ato mbeten po aq aktuale, edhe pse kanë kaluar shumë dekada.
Winston Churchill ka mbajtur disa fjalime më frymëzuese, të apasionuara dhe më të artikuluara me thënie brilante që ju mbase nuk i keni dëgjuar ndonjëherë, përfshirë këtu edhe fjalimin “Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”.
Do të donim të veçonim një citat të tij për mësuesit, të cilët në fakt gjithnjë e më shumë po nënvlerësohen.
Mbajeni mend herë tjetër, përpara se t’i paragjykoni…
Edhe vetë mësuesit duhet të kujtohen për vlerat e tyre.
Sepse, “britaniku më i madh në histori”, i njohur si një politikan dinak dhe i thellë, por me mendje brilante, ka thënë për ta:
“Mësuesit e shkollave kanë fuqi të tilla që kryeministrat vetëm mund t’i ëndërrojnë”.
Dëgjuat mësues: Jepini vlerë zërit tuaj!
Në vijim, mund të ndiqni të tjera thënie të jashtëzakonshme të këtij burri të jashtëzakonshëm:
1. Ne jetojmë nga ajo që marrim, por e bëjmë jetën nga ajo që japin.
2. Taksat e mira nuk ekzistojnë.
3. Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, pas gjithë të tjerave.
4. Disa e shohin sipërmarrjen private si shënjestra grabitqare që duhet goditur, të tjetër e shohin si një lopë që duhet mjelë, por pak janë ata që e shohin si një kalë të fuqishëm që tërheq karron.
5. Vesi i pandarë i kapitalizmi është ndarja e pabarabartë e bekimeve; virtyti i pandashëm i socializmi është ndarja e barabartë e varfërisë.
6. I pëlqej derrat. Qentë na shohin nga poshtë lart. Macet na shohin nga lart poshtë. Derrat na trajtojnë si të barabartë.
7. Një njeri paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet.
8. Ruajtja e parave është një zakon i mirë, veçanërisht nëse është bërë nga prindërit tuaj.
9. I tha Nancy Astor: “Zotëri, sikur ju të ishit bashkëshorti im, unë do t’ju jepja helm”. Churchill u pergjigj: “Sikur të isha bashkëshorti juaj do ta pija”.
10. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.
11. Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi.
12. Është më e lehtë të shpallësh qëllimet e tua, se t’i realizosh ata.
13. Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.
14. Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.
15. Gjithkush ka një ditë të keqe dhe disa ditë janë më të gjata se të tjerat.
16. Ju kurrë nuk do të arrini në destinacion, nëse ndaloni dhe godisni me gurë çdo qen që leh
17. Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet.
18. Jam gjithnjë gati të mësoj sado që asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim.
19. Unë kam marrë më shumë nga alkooli, se alkooli ka marrë nga unë.
20. Unë do të dehem, Zonjushe, por në mëngjes do të jem esëll dhe ti do të jesh prapë e shëmtuar.
21. Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz.
22. Kur lufta e gjigantëve mbaron, atëherë fillon lufta e xhuxhave.
23. Kur heshtin shqiponjat, papagallit nisin të cicërojnë.
24. Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.
25. Historia shkruhet nga fitimtarët.
26. Njerëzit janë të mirë në mbajtjen e sekreteve që nuk i dinë.
27. Një diplomat është një njeri që mendon dy herë përpara se të thotë asgjë.
28. Kur jam jashtë vendit, unë gjithmonë e kam rregull që kurrë të mos kritikoj apo sulmoj qeverinë e vendit tim. Kohën e humbur e fitoj kur kthehem në shtëpi.
29. Është më e lehtë të sundosh një komb, sesa të rrisësh katër fëmijë.
30. Kur isha i ri, e bëra rregull që kurrë të mos konsumoja, pije të forta para drekës. Tani e kam bërë rregull që të mos e bëj këtë përpara mëngjesit.
PAK BIOGRAFI
Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955.
Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi.
Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudani etj.
Mori famë të mirë si korrespondent lufte dhe shkroi libra ne lidhje me fushatat e tij ushtarake.
Shërbeu në ushtri, në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Pushkatarëve Mbretërorë Skocezë (Royal Scots Fusiliers).
Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet.
Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale.
Gjatë Luftës së Parë ai punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli, e cila shkaktoi edhe ndarjen e tij prej qeverisë.
U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër.
Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.
Pas trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua sërish si Lordi i Parë i Forcave Detare.
Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 May 1940, ai u bë kryeministër i Anglisë dhe e ktheu Britaninë ne superfuqinë e Luftës së Dytë Botërore, duke çliruar pjesën më të madhe të Evropës nga Gjermania.
Churchill u dallua për fjalimet e tij, të cilat u bënë një inspirim i madh për popullin britanik dhe forcave aleate.
Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, ai u bë Lider i Opozitës.
Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht.
Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit.
Dhe në vitin 1965 ai vdiq në Britaninë e Madhe dhe u Varros në Spanjë.
Sigal