Zhvillonte aktivitetin e lojërave të fatit në lokal, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë, sekuestrohen 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri

160
Sigal

Policia e Vlorës ka goditur një rast të aktivitit të kundraligjshëm në fushën e lojërave të fatit, duke arrestuar një 33-vjeçar.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar katër pajisje elektronike dhe një tavolinë pokeri, që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, u konstatua se në fshatin Novoselë, Vlorë, në lokalin e shtetasit K. L., u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 33 vjeç, banues në fshatin Novosel, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.