Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2022 është 5.384, duke shënuar një rënie me 14,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.
Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2022 është 4.916, duke shënuar një rënie prej 19,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë pasqyron trend pozitiv në tremujorin e dytë 2022 me 468 lindje më shumë se sa vdekje.
Në tremujorin e dytë 2022, pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë pasqyrohet negative
Në tremujorin e dytë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 821 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 193 vdekje më shumë se sa lindje.
Lindjet
Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.
Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 9,0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 25,4%.
Vdekjet
Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.
Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.119 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, e zë qarku i Kukësit me rënie prej 30,2%./Monitor















![Në një kohë kur qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me disa nga çmimet më të larta të karburantit në rajon e më gjerë, qeveria ka ndërmarrë një hap tjetër që do të rrisë më tej barrën fiskale mbi këtë produkt. Përmes një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, është rikthyer me një emër të ri dhe aktorë të tjerë koncesioni i debatuar i markimit të naftës. Me propozim të Ministrit të Financave, Petrit Malaj, qeveria ka miratuar vendimin që detyron të gjitha kompanitë e naftës në vend të shënojnë çdo litër karburant që prodhojnë apo hedhin në treg. Ky shërbim do të kryhet si monopol ekskluziv nga shoqëria publiko-private ALBTrace Co. Sipas vendimit të qeverisë, kompanitë e naftës do të jenë të detyruara të paguajnë një tarifë prej 6.5 eurosh (pa TVSH) për çdo 1 000 litra karburant të shënuar. Kjo kosto e re do t’u kalojë drejtpërdrejt konsumatorëve në çmimin e përditshëm të naftës në pikat e furnizimit. Vendosja e një tarife të detyrueshme në monedhë të huaj (euro) dhe jo në monedhën kombëtare (lek) përmes një akti ligjor të propozuar nga Ministria e Financave mbetet një nga pikat më absurde të këtij vendimi, përveç ndikimit të tij të drejtpërdrejtë financiar mbi xhepat e qytetarëve. “Tarifa kombëtare e shërbimit të shënjimit, që do t’i paguhet shoqërisë ‘ALBTrace CO’, sh.a., nga subjektet e detyruara do të jetë në shumën prej 6.5 euro pa TVSH, për 1 000 litra të shënuara.” – Nga vendimi i Këshillit të Ministrave. Struktura e pronësisë së shoqërisë së re tregon se bëhet fjalë për një partneritet publik-privat: 51% të aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar. 49% të aksioneve zotërohen nga kompania private O & S SECURITY AND SOLUTIONS, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo kompani e fundit është në pronësi të përbashkët të Bankës Qendrore të Emirateve dhe gjigantit zviceran Sicpa, i njohur më parë në Shqipëri si koncesionari i pullave fiskale. Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur këtë lëvizje, duke deklaruar se shërbimi i ri i shënjimit do të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal në sektorin e naftës, duke pretenduar se këtë herë skema do të jetë më efikase se ajo e qeverisë së kaluar. [09:51, 02/08/2026] Dea: Qeveria rikthen koncesionin e markimit të naftës, tarifa e re pritet të rëndojë mbi çmimin e karburantit](https://telegraf.al/wp-content/uploads/2026/08/Nafta-100x70.jpg)






