Zgjerohet harta e koronavirusit, raste të reja në Tiranë, Laç, Kukës e Fier

155
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit ISHP ka konstatuar nëntë raste të reja me koronavirus duke e çuar në 548 numrin total të të prekurve.

Një ditë më parë u konfirmuan pozitivë 21 persona. Qyteti më problematik sot është Laçi me pesë raste. Shkodra konsiderohet si vatra më problematike për koronavirusin krahas Tiranës.

Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Raste të reja sot

-5 raste Laç
-1 rast Tiranë
-2 raste Kukës
-1 rast Fier

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 246 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste

– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 7 raste