Shifrat/ Sa përqind e të testuarve në total kanë rezultuar me koronavirus, ministria u referohet epidemiologëve

312
Sigal

Deri më sot në vend janë testuar 5311 raste të dyshuara me koronavirus, prej te cilave, janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.

Kështu ka deklaruar sot Ministria e Shëndetësisë (MSH), në raportimin ditor të situatës se koronavirusit në vend.

Sipas MSH, kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në deklaratën e dhënë sot për rastet e reja të konfirmuara, theksoi se “Pavarësisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar”.

Sipas saj, treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifrat e qëndrueshme, më pak se 15% e të prekurve aktivë.