DETAJE/ Beteja në dy spitalet COVID: Ja sa pacientë janë në terapi intensive

341
Sigal

Në dy spitalet COVID në vend vijon beteja për shërimin e pacientëve të shtruar, të prekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

“Ne shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. Shtatë pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë tetë pacientë të shtruar.

Katër pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa katër prej tyre janë në pavion”– njoftoi sot zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, teksa dha të rejat më të fundit të situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Kujtojmë se deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.