Zgjedhjet në UT me dy komisione? Kryetarja e KIZ, Majlinda Keta: Koni është në shkelje ligjore, nuk i ndal dot votimet në 30 korrik

72

Në kohët që fakultet e universitetit të Tiranës kanë përcjellë gjithë listat tek Komisioni aktual institucional i Zgjedhjeve, nga ana tjetër rektori Koni po ngre një komision tjetër. Kryetarja e KIZ-it aktual Majlinda Keta tha se rektori në ikje Koni duhet të ndihet keq moralisht dhe profesionalisht pasi në këto zgjedhje do të shkohet vetëm me KIZ-in që ajo drejton me “bekimin” edhe të senatit akademik të universitetit të Tiranës

Komisioni Institucional Zgjedhor me kryetare profesoreshe Majlinda Keta vijon punën normalisht për zgjedhjet e 30 korrikut në universitetin e Tiranës. Tashme gjithë fakultetet kanë përcjellë listat me kandidatët por duket se në zgjedhje po shkohet me emrat aktualë qe mandatin për një tjeter katër vjeçar e kanë në xhep. Gara nuk duket se ka surpriza. Përveç Fakultetit të Shkencave te Natyrës ku duken dy emra ne gare për shef departamenti ne pothuajse gjithë fakultetet e tjera te universitetit te Tiranes emrat që konkurrojnë janë drejtuesit aktual.

Nga ana tjetër rektori i Universitetit të Tiranës Koni duke mos e njohur Komisionin aktual Institucional Zgjedhor po punon për të ngritur një komision të ri.

Procesi është shtyrë për herë të tretë, data 7 korrik shënon afatin e fundit për plotësimin e KIZ-it të tij dhe të Komisionit të Apelimit, ose gjykata e brendshme elektorale e zgjedhjeve. Deri tani nuk u arrit që të formohej struktura e KIZ-it pasi nuk u plotësuan kandidatët. Kryetarja e Komisionit Institucional zgjedhor në detyrë në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta shpjegoi procesin që po ndiqet për këto zgjedhje. E pyetur nese do po shkohet ne zgjedhjet e 30 korrikut me dy komisione e me dy lista kandidatesh ajo përgjigjet:

‘’Së pari nuk mund të shkojë, pasi zoti Koni, e ka vendimin e maxhorancës së Senatit Akadmik dhe është refuzuar në dy afate për aplikim për KIZ-in  e ri në deri tani në këtë KIZ kemi 52 profesore doktore të nderuar për senatin akademik, kemi 3 kandidate për rektore mendoni se mund t’i mundi Koni që është një i vetëm? Koni ta lexojë mes rreshatave e mori pergjigjen ndaj Prokurorise kallzimi penal ndaj nesh ka rënë.’’- tha Keta.

Duke thënë se Rektori në ikje sipas saj është në shkelje të ligjit dhe i refuzuar nga gjithë strukturat e Universitetit më të madh ne vend që drejton Keta thotë se KIZ-i qe drejton është i vetmi institucion i ligjshëm e me mbështetjen maxhoritare te senatit akademik te Universitetit te Tiranës dhe se ajo dhe kolegët e saj do të aplikojnë sërish pasi zgjedhjet të përfundojnë.

‘’Koni është në shkelje të ligjit. Përse UT prodhon këtë ngjarje? Burimi quhej Rektor zoti Koni ta shkruaj me të arta kur iu besua Universiteti. Duhet të ndihet keq moralisht dhe profesionalisht që është i refezuar nga gjithë strukturat e Universitetit pas katër viteve . Llogaridhënia duhet të ishte bazë keto nu i kreu të lejë procesin edhe nja 10 si Koni nuk e ndalojnë procesin zgjedhor të 30 korrikut . Nuk do ketë luftë edhe pas 30 korrikut. Të gjithe bashkë me ne do vijojmë rrugën për një universitet më të mirë e cilesor ashtu siç brohoritën studentët në shesh ne vitin 2018.

Është në shkelje te ligjit sic ka qene 4 vitet e detyres se tij. Ai është në paqe vetëm me veten ta ruajë paqen tani në ikje”

Për Kryetaren e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta janë marrë të gjitha masat që këto zgjedhje të shkojnë siç duhen edhe në kohë pandemie.

Zgjedhjet e 30 korrikut ende mbeten me shumë të panjohura për shkak të përplasjeve të brendshme në Universitetin e Tiranës.