I vendosi pistoletën në fytyrë policit, arrestohet trafikanti shqiptar në Itali, iu gjetën 3.2 kg kokainë në çantë

259
Sigal

Një 32-vjeçar shqiptar, tentoi që qëllonte me pistoletë një polic. Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë nja garazhi në Cinncovallazione të Sassuolos, i cili shërbente për prerjen dhe përzierjen e kokainës në sasi të mëdha. Shqiptari u neutralizua menjëherë nga karabinieri dhe kolegët e tij që ndërhynë  në vendngjarje. Brenda çantës së shqiptarit, policia gjeti 3.2 kg kokianë, e cila po të dilte në treg, do të kapte vlerën e 1 milion eurove.

Shefi i karabinierëve në Sassuolo Camillo Meo, u shpreh se arma e 32-vjeçarit ishte e mbushur dhe gati për të qëlluar. Meo shtoi më tej, se shqiptari tentoi të godiste karabinierin me dorën e majtë, ndërsa me të djathtën nxorri pistoletën dhe ia vendosi në fytyrë.

Shqiptari ndërkohë ishte një person me precedentë penale të mëparshëm. Ai tashmë do të përballet me akuzat e dhunës ndaj punonjësit publik, tentativës për vrasje dhe armëmbajtjes pa leje. Ai ishte në vëzhgim prej kohësh nga policia, e cila monitoronte hyrjet dhe daljet nga garazhi, i cili shërbente për depozitimin e drogës, prerjen dhe paketimin. Më pas lënda narkotike shitej në zonat e pasura të Sassuolos.