“Zgjedhjet lokale”, Meta: A doli Fiona Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i Gjykatës Kushtetuese në votimet e 30 qershorit 2019 dhe a bie kjo ndesh kjo me pozicionin e tyre si gjyqtarë kësaj çështje?

225
Sigal

Me anë të një letre zyrtare drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe anëtarë të tjerë të kësaj gjykate që mund të jenë përfshirë në shkelje të rënda profesionale dhe etike lidhur me vendimmarrjen e tyre për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ndër të tjera Meta pyet nëse Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i trupës gjyqësore ka marrë pjesë në procesin e votimeve të 30 qershorit 2019, a bie kjo ndesh me pozicionin e tyre.
“Një pyetje tjetër shumë e rëndësishme që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duhet ta zbardhë përmes një hetimi disiplinor të thelluar dhe që duhet t’i marrë shpjegime zonjës Fiona Papajorgji dhe gjithë trupës gjyqësore kushtetuese është:
A ka marrë pjesë dhe a ka votuar zonja Fiona Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i trupës gjyqësore në procesin e votimeve të 30 qershorit 2019?
Nëse po, gjyqtarët që kanë marrë pjesë dhe kanë votuar në 30 qershor 2019, a kanë qenë në një situatë të papajtueshmërisë së ushtrimit të funksionit që sipas nenit 36 pika 1/b, ç, i detyronte ata që të hiqnin dorë nga shqyrtimi i kësaj çështje?
Nëse një gjyqtar Kushtetues, ka shkuar dhe ka votuar në votimet e 30 qershorit 2019, si mund të ishte ai një gjyqtar objektiv, i paanshëm për të shqyrtuar atikushtetutshmërinë e këtij procesi votimesh?!”, – shkruan të tjera Meta në letrën drejtuar Komisionit të Posaçëm të Apelimit.