Gjermani, arrestohet shqiptari me 12 kg kokainë

24
Sigal

Një 38-vjecar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, teksa është kapur me një sasi të madhe kokaine. Operacioni është zhvilluar pranë Berkheim ku është ndaluar një automjet tip “Volvo” me targa belge.

Mjeti kishte drejtim për në jugun e Gjermanisë. Gjatë kontrollit brenda tij policia gjermane ka gjetur dhe sekuestruar 12 kg kokainë. Në pranga menjëherë është vendosur 38 vjecari shqiptar.

Ai është paraqitur para Gjykatës së Memmingen ku është vendosur dërgimi i tij në paraburgim. Hetimet po vijojnë për rastin nga Prokuroria e Memmingen.