Ancelotti e pranon: E vështirë të gjesh dikë që zëvendëson Kroos

20
Sigal

Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Betis Sevilla, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, komentoi largimin nga loja e luajtur e Toni Kroos.

“Lojtarët veteranë, legjendat, duhet të zgjedhin fatin e tyre. Toni e ka marrë këtë vendim dhe duhet t’i themi lamtumirë. Të rinjtë të marrin përgjegjësi dhe të ndjekin rrugën e ndjekur në dhjetë vitet e fundit. Me ato aftësi teknike të veçanta që ka ai,  është shumë e vështirë për t’u gjetur pasuesi” – tha ai.