Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Fjalë të një poeti

28
Sigal

 

 

Në do të mundja të sfidoja:

Puthadorët… Shërbëtorët… Këmbadorët…

Ah, në do të mundja!?…

Të sfidoja

ata, që as varrmihës s’janë.

Gjer shtetin arkivol, hedhur e kanë.

Historia përsëritet.

Mund të fundoset varka prapë.

A do të gjendet një Noe të përgjigjet?

Apo të gjithë jemi Noe të heshtjes,

të papërgjegjshëm,

që ngrejmë supet në çdo hap?

Do të sfdoja!

Do të sfidoja, me fjalë të një poeti:

Puthadorë… Shërbëtorë… Këmbadorë…,

mbrojtës të çdo lloj pushteti.

E ardhmja është plagosur,

mos e lini të vdesë.

A ka njeri këtu, mes nesh?

Thomëni: ka shpresë?

A ka njeri poetin ta mbështesë?

Dhe qiriu dhe dielli refugjat u bë

dhe hëna e kanabisit mburojë.

Vërtet që heshtja s’paska zë,

Po gojë, më thoni: ka apo s’ka gojë!?

Do t’i sfidoja, Ata:

Puthadorët… Shërbëtorët… Këmbadorët…

Ata, me kostume firmato e kollare,

minifunde rrethuar me mjegull cigare.

Boshësinë që kohën po e vret në Bare.

Ndaj do të flas.

Me zë të lartë do të thërras:

Motra, vëllezër!

Sfidën do të desha bashkë me ju ta ngas!

Të bërtas, pra. Të çirrem, të këlthas!

Kurrë fundosja mos të ngjasë.

Dhe një ditë, drejtësia e vërtetë

në portën e secilit të trokasë.