Suplementi Pena Shqiptare/ Lorenca Bejko: Gramafon

557
Sigal

Disqet kërkonin të ndizeshin,

Por gramafoni s’punonte…..
Donin t’u dëgjohej,
Zëri përsëri…..
Por gramafoni pushonte……
S’donte të zgjohej nga gjumi,
I vjetër,
Dekada vjeçarë…
I pëlqente myku, pluhuri….
Sepse pa ta,
Jetonte rrallë….
Po ngrysej si shokët e tij,
Magazinave, muzeve,
Arkivave pa dritë,
Ku rrallë herë prozhektorët,
Qorronin mynxyrën e errësirtë…
E sytë,
E trishtë,
Historikë,
Gramafoni….
Askujt s’iu desh më,

Dekadë tranzicioni…..