Zgjedhja e Avokatit të Popullit, afati i fundit 20 korrik, emrat e propozuar nga opozita

115
Sigal

Brenda 20 korrikut që është seanca e fundit e parlamentit për këtë sesion do të zgjidhet Avokati i Popullit. Në Kuvend janë mbështetur me firma të deputetëve të opozitës 3 emra për Avokat të Popullit.

Emrat e mbështetur nga opozita janë Erald Aga, Besim Ndregjoni dhe Edison Frangu.

Duhen 28 firma deputetësh për të mbështetur një kandidaturë për avokat populli. Që të zgjidhet Avokati i Popullit duhen të arrihet konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës, pasi kërkon një shumicë të cilësuar me 84 vota.