Vr.au kolegun brenda në komisariat, prokuroria jep pretencën për policin Ludjan Zaimi

88
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Ludjan Zaimin, i cili vrau kolegun e tij në ambientet e komisariatit, nr. 3. Ish polici u gjykua me gjykim të zakonshëm, pasi Gjykata nuk pranoi gjykimin e shkurtuar ndaj tij.

Në dosjen hetimore, thuhet se me vlerë është dëshmia e një prej kolegëve të Zaimit, ku ngrihen dyshime se ai e ka planifikuar më përpara vrasjen.

“Makina e autorit qëndronte e ndezur në derën e komisariatit, e gatshme për tu larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak kohë para veprimit të zij, kishte dërguar mesazhe të dyshimta të afërmve të tij”, thuhet në dosjen hetimore. Prokuroria pretendon më tej, ndryshe nga sa këmbënguli mbrojtja, referuar aktit të sekspertimit psikiatriko-ligjor, se Ludjan Zaimi nuk vuante dhe nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij.

Ludjan Zaimi, sipas Prokurorisë, pak para krimit, i shkruan një personi të dënuar një mesazh me përmbajtje: “Do t’ju shkruaj në darkë diçka. Paçim tani… Elio, Eris, Faik, ju lë amanet babin dhe mamin, nëse do të kem mundësi do t’ju ndihmoj. Kur them amanet, duhet ta mbani amanetin. Eljo ose Eris, njëri nga ju, le të bëhet djali i shtëpisë time. Të lutem”. Një tjetër mesazh, Ludjan Zaimi ia nis një shtetasi me iniciale D.C të cilit i lë amanet personin e afërm e quajtur “D”.

25-vjeçari sipas prkurorisë e ka vrarë pikërisht për shkak të marrëdhënieve gjatë ushtrimit të detyrës Saliasin, pavarësisht se nuk ka ngritur shqetësim tek eprorët apo ndonjë i afërm i viktimës.