Alarm para Parlamentit Britanik, i riu tenton të vetëdigjet me benzinë

467
Sigal

Një i ri 20 vjeçar u ndalua sot nga policia britanike pasi tentoi ti vinte flakën vetes, përpara parlamentit britanik.

Sipas dëshmitarëve okularë djali u spërkat me dy shishe benzinë, me qëllim për t’u djegur në shenjë proteste.
Ngjitur me personin që po tentonte vetëvrasjen ishte një tabelë ku shkruhej ‘Ne votuam largimin’.

Fatmirësisht, forcat e e policisë dhe zjarrfikësja ndërhyn në kohë duke i shpëtuar jetën të riut, i cili u shoqërua për hetime të mëtejshme.