Dyshohet se strehonin në Laprakë emigrantë, jepen masat e sigurisë për pesë të arrestuarit

180
Sigal

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të arrestuar që strehonin në Laprakë emigrantë që kishin si destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Mësohet se për katër prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa në burg është lënë Rigers Vejsiun për shkak të faktit se është përsëritës.

Masat:

Sterjo Germenji- arrest në shtëpi

Anamaria Mihallari- arrest në shtëpi

Drita Shehu-arrest në shtëpi

Sanije Shehi-arrest në shtëpi

Rigers Vejsiu- arrest në burg

Kujtojmë se grupi i trafikuesve u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “COMPLEX”.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga Drita Shehu dhe Sanije Shehu (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënim organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me Rigers Vejsiu, djali i Drita Shehut dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, grupi në fjalë, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit.

Ata organizonin punën për trafikimin e këtyre.

Dyshohet se pesë të arrestuarit gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrantësh të paligjshëm dhe personash që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.