Zetori del nga rruga në Maliq, dëmtohet drejtuesi, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

189
Sigal

Një aksident ka ndodhur rreth orëve të mesditës në Maliq.

Policia njofton se një mjet zetor, pa targa, me drejtues shtetasin R. E., rreth 60 vjeç, ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i saj.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, rreth orës 12:50, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, një mjet zetor, pa targa, me drejtues shtetasin R. E., rreth 60 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.