E rëndë në Fier/ Fëmija 3 vjeç dërgohet nga kopshti i pajetë në Spitalin e Fierit, kishte shenja në qafë

333
Sigal

Një fëmijë 3-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Fierit.

Në momentin që ka mbërritur në spital, fëmija 3 vjeç nuk ka reaguar.

Ndërkohë,  3-vjeçarit i janë konstatuar shenja në qafë, por nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur dhe si qëndron e vërteta mbi ngjarjen e rëndë.

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.