Zef Preçi: Shqipëria në krizë prej keqqeverisjes! Inceneratorët subjekt i SPAK

398
Sigal

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se Shqipëria është në krizë ekonomike prej keqevervisjes. “Këto zhvillime të pritshme pasi pasqyrojneë problmet e lidhura me keqqeverisjen, borxhin publik dhe problemet me sektorin informal të ekonomisë i cili është rritur më tej vitet e fundit. Rrënia ekonomike pasqyron keqqevrisjen paralelisht shumë vjecare dhe krizën e krijuar nga tërmeti dhe pandemia e Covid-19. Të tria së bashku, kërkojnë të paktën tre vjet të punojnë për të qënë si vitin e viti të kaluar. Rënia ekonomike është serioze pasi parashikohet që në GDP e 2020 pritet të mugojnë 1 mld dollar amerikan. Humbja e vendeve të punës është evidente humbjae tregjeve të eksportit dhe pamundeësia e adminitratës tatimore për të mbledhur taksat”, ka komentuar eksperti Preçi në një intervistë për televizionin “Syri”.

Lidhur me hetimet dhe abuzimet me incineratorët në vend, Preçi tha seka shumë raporte edhe nga KLSH është e cuditshme sesi nuk po sqarohen dhe ndëshkohen përgjegjësit. Duke iu referuar Ministrisë së Financave, inceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit kanë dështuar në realizimin e investimeve gjatë 2018- 19 në dy projekte që kanë ngritur shqetësim në Bruksel.

Preçi ka theksuar se duhen hetuar paratë e lëvruara nga institucionet shtetërore nga ky investim duhet të jetë subjekt i Prokurorisë dhe SPAK të hetojnë.