Zbulim tronditës nga eksperti: ‘Aktivisti’ i PS ka 70 mijë përdorues, për të janë investuar 300 mijë dollarë!

204

ListA e të gjithë të regjistruarve në këtë “databasë” arrin në 70 mijë përdorues, që për shifër është shumë alarmante, pasi aq është dhe administrata në Tiranë.

Sigal

 Sikurse e kishte paralajmëruar, eksperti i IT Gent Progni ka filluar të investigojë “Aktivist”-  aplikacionin me të cilin, qeveria “Rama” dhe Partia Socialiste po ushtrojnë presion mbi administratën shtetërore dhe qytetarët shqiptarë në tërësi për t’u rrëmbyer votat në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Progni e njoftoi me këto radhë: “Meqenëse u kujtuan “iranianët” të ripostojnë një listë zgjedhore, mbrëmë na ka ardhur në https://ëhistlebloëer.digital lista e të gjithë të regjistruarve te “Aktivist” dhe sa pikë kanë. Po bëjmë analizën ku punojnë dhe çfarë pozicioni kanë dhe do të bëjmë një analizë të institucioneve më aktive!

Në një intervistë me gazetaren Ola Bregu, eksperti i IT bëri të ditur një pjesë të zbulimeve të bëra prej tij dhe ekipit të tij: cilët angazhoi qeveria për këtë aplikacion? Sa u pagoi? Sa shqiptarë rezultojnë të përfshirë në aplikacionin që dëshmon se sa vota priten të japin për PS-në?

Progni: Ne kemi zbuluar listën e të gjithë të regjistruarve në këtë “database”. Mund të jenë të aplikacionit apo jo. Shifra arrin në 70 mijë përdorues që për mendimin tim është shumë alarmante, se me sa kam informacion, aq është dhe administrata në Tiranë, kështu që është shifër shumë alarmante.

Bregu: Lidhur me aspektin financiar, a ka një kosto financiare ky aplikacion?

Progni: Ne kemi gjetur, jemi shumë afër gjetjes së kompanisë, që e ka bërë aplikacionin. Nga informacioni që kemi deri tani kanë punuar 12 programues nga vende të ndryshme të botës. Aplikacioni ka pasur një emër tjetër më përpara, nuk ka pasur emrin “Aktivist”, por si duket është përdorur për ta kamufluar dhe në dijeninë time deri tani, kostoja ka qenë mbi 300 mijë dollarë.

Bregu: Mbi 300 mijë dollarë! Kostoja e këtij aplikacioni, një kosto e konsiderueshme.

Progni: Janë paguar 12 programues, disa kanë qenë nga Ukraina. Janë paguar për orët e punës dhe kostoja ka qenë edhe është realisht kolosale. Si gjithmonë, në Shqipëri nuk është se jep llogari njeri për paratë.