U shmang tragjedia, flet turisti italian në Zvërnec: Kishim një fëmijë në jahtin që u mbyt, për fat të mirë nuk vdiqëm

Një jaht është përmbytur në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Jahti me katër turistë, përfshirë një fëmijë është përplasur me disa shkëmbinj nënujorë në afërsi të Zvërnecit.

NOA

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe roja bregdetare. Një nga turistët ka treguar se ishin nisur nga Sllovenia dhe gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“Skafi nuk kishte asgjë. U nisëm nga Sllovenia. Udhëtuam në gjithë Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe nuk patëm asnjë problem.

Pastaj në orën 04:30 të mëngjesit ndodhi incidenti në brigjet e Shqipërisë. Shkëmbinjtë duhen sinjalizuar, për fat të keq nuk ishin sinjalizuar dhe u goditëm. Por për fat të mirë nuk vdiqëm, vdiq varka. Ishim katër persona, përfshirë një fëmijë”, tha turisti italian.

Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.