Përplasja me OMONIA në Himarë. Reagon ashpër shoqata “Labëria”

708
Shoqata kulturore patriotike “Labëria” ka reaguar për debatet e fundit në Himarë mes autoritete shtetërore dhe disa përfaqësuesve të shoqatës së minoritetit grek “OMONIA”. Debati që lidhet me çështje teknike të zhvillimit të qytetit të Hirmarës po përdoret nga individë të caktuar si një përplasje me komunitetin grek në këtë zonë.
Shoqata “Labëria” denoncon me emrat personat që po nxisin konflikte të tilla dhe kërkon nga Bashkia e Himarës të vijojë me planin e saj urbanistik për zhvillimin e qytetit.
Deklarata e plotë e shoqatës “Labëria”
Shoqata Laberia “Nderi i Kombit”, prej kohesh po ndjek me vemendje zhurmen qe disa individe, banore te lagjes Spile ne qytetin e Himares, per arsye te perplasjes se te drejtes se tyre pronesore me zhvillimin urban te qytetit, po rindezin diskutime dhe polemika politike mes disa qarqeve politike dhe se fundi, edhe mes Greqise dhe Shqiperise. Kjo perplasje eshte e amplifikuar qartazi politikisht prej dy protagonisteve te saj, perkatesisht Fredi Beleri, kre i organizates OMONIA ne Himare, person me precedente gjakimi ne relacionet greko-shqiptare dhe biznesmenit me ambicie te hapura politike N. Neranxi. Ne keto insinuata po perfshihen edhe perfaqesues politike te PBDNJ-se dhe disa sillogje nacionliste greke me qender ne Athine.
Shoqata “Laberia” denoncon rizgjimin e episodeve te perplasjeve greko-shqiptare ne Himare, te cilat kane per qellim propaganden e Greqise zyrtare per te ashtuquajturen ekzistence te minoritetit grek ne Himare. Ky pretendim i hershem i Athines zyrtare qartazi shprehet edhe ne deklaraten e dy diteve te fundit te zedhenesit te Ministrise se Jashtme te Greqise. Shoqata “Laberia” denoncon abuzimin me percaktime te tilla te pabazuara ne fakte juridike dhe identitare dhe u drejtohet eksponenteve te zhurmes se qellimshme me interes per qarqet nacionaliste greke ne Himare, se sherbime dhe misione te tilla te tyre per llogari te nacionalizmit grek, kane kosto per ata dhe ardhmerine e femijeve te tyre ne Himare.
Shoqata “Laberia” vlereson punen e Bashkise se Himares per te fituar kohe ne unifikimin e njesise administrative dhe e konsideron mbajtjen e mbledhjes se radhes te Keshillit Bashkiak ne fshatin Kuc si nje procedure normale per te mbajtur ne vemendje edhe Zonen e Lumit te Vlores, si pjese integrale dhe zhvillimore e kesaj njesie.
Shoqata “Laberia” shpreh mbeshtetjen per kryetarin e Bashkise zotin Gjergji Goro, i cili po vijon ne mandatin e dyte implementimin dhe zbatimin e shume projekteve zhvillimore per Bashkine e Himares.
I bejme thirrje Qeverise shqiptare te mbeshtese fuqimisht zhvillimin e fshatrave dhe rritjen e kapaciteteve te administrates lokale ne Himare per integrimin e gjithe nennjesive te zones ne Bashkine qendrore.
Shoqata Laberia
Kryetari
Prof. Dr. Ago Nezha
Sekretar i Pergjithshem
Dr. Dorian Koçi
Sigal