Zbardhen dokumentat/ “Ahmetaj brodhi botën dhe fjeti në hotele me 5 yje me paratë e Klodian Zotos”

347
Sigal

Arben Ahmetaj , i njohur si Tigri, dyshohet se ka shijuar një jetë luksoze të sponsorizuar nga bosi i inceneratorëve, Klodian Zoto. Të dhëna të pakundërshtueshme kanë mbërritur në SPAK nga një gazetar ivenstigues ku tregohet se Klodian Zoto ka paguar për udhëtimet e Ahmetajt dhe gruas së tij në disa vende të Europës si dhe qendrimin e tyre në hotele luksoze me 5 yje.

Prova e parë e dorëzuar nga gazetari është një e-mail ku një hoteli luksoz në Vjenë ka konfirmuar pagesën e Klodian Zotos në vitin 2013 për qëndrimin e Arben Ahmetajt. Bashkangjitur provave, është dhe karta e kreditit e shtetasit Klodian Zoto.

Një tjetër rezervim është ai në një hotel në Milano. Sipas emaileve të Zotos, ai ka rezervuar një dhomë Ambasador Suit për shtetasin Mirel Mërtiri, por në fakt i ftuar ka qenë ish-Ministri Arben Ahmetaj. Për këtë rezervim, në një nga hotelet më luksoze, Zoto ka paguar për Ahmetajn 1600 euro për 2 netë qëndrimi.

Në provën e tretë e paraqitur në kallëzimin e SPAK, është një tjetër email ku Zoto paguan një faturë në shtator të 2016 në një tjetër hotel në Milano, por kësaj here për gruan e Arben Ahmetajt, znj. Erjola Hoxha. Një natë qëndrimi në këtë hotel nis nga 1.500 euro deri në 8.000 euro për Suitën.

Në provën e katërt, është rezervimi i një hoteli sërish me 5 yje në Vjenë, ku Zoto ka paguar vetëm për dy netë rreth 1.180 euro.

Provat sipas gazetarit Adriatik Doçi, janë grumbulluar nga zbërthimi i 3 kompjuterave dhe telefoni i Klodian Zotos.

Nëse këto prova vërtetohen nga SPAK, Arben Ahmetaj pritet të jetë zyrtari i radhës që do të përfundojë burg, si person i cili ka marr shërbime nga një i akuzuar për zhvatjen e parave të shqiptarëve nëpërmjet skemës së inceneratorëve.

Dokumenti! Adobe_Scan_09_Dec_2022 (2)