Përplaset për vdekje biçiklisti në Lushnje, arrestohet shoferi i “Benz-it”

98
Sigal

Një 65-vjeçar u aksidentua për vdekje nga një automjet në vendin e quajtur “Stan Karbunarë” në Lushnje.

Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjteje, ku shtetasi H. Ç po lëvizte me biçikletë në momentin kur u përplas nga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.