Ka edhe një vizion tjetër: Shqipëria të bëhet një shtet ku Perëndimi të kanalizojë paratë e tij të pista, ku ajo të luajë rolin e një dispeçerie për drogën dhe trafiqet e gjithfarshme, si dhe të bëhet një vend pritës për lloj-lloj emigrantësh të paligjshëm, që mësynë pa ndërprerje Europën e sotme. Nëse dikush mendon se askush nuk ka ndonjë vizion për ne, përderisa ne vetë të kemi një vizion për veten tonë, edhe mund të jetë kështu.

Që Edi Rama ka një “liçencë” ndërkombëtare, si dikur Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, për ta qeverisur si autokrat Shqipërinë kjo, tashmë për mua është jashtë çdo dyshimi. Ajo që ka interes të mësohet është destinacioni – cili është vizioni i tyre për këtë vend të vogël ballkanik?
Ndërkombëtarët, me Ahmet Zogun, donin të ndërtonin një shtet shqiptar normal, me institucione, që të linte pas trashëgiminë shekullore osmane. Nëse nuk do të ishtë L2B që e ndërpreu përdhunshëm shtet-ndërtimin, gjasat ishin që ky synim të arrihej.
Me Enver Hoxhën, mesa duket, u bë një eksperiment social, sesi mund të fuksionojë një shoqëri kolektiviste, pa pronë private dhe pa liri ekonomike, bazuar në teorinë marksiste. Çfarë mentaliteti do të kishte “homo novus” (njeriu i ri), produkt i kësaj shoqërie?
Organizatorët e eksperimentit e morën përgjigjen pas vitit ’90-të, kur u shqye përdhunshëm gardhi i fermës owrelliane.
Po me Ramën, çfarë synohet?
Në pamje të parë ky vizion është: Ta integrojnë këtë vend në Bashkimin Europian, ta shkëputin nga Lindja bizantino-osmano-marksiste, aty ku edhe formalisht ajo ka aplikuar dhe është në proces përmbushje të standarteve të kërkuara.
A është kjo e vërteta? Dyshime ka plot dhe jo pa arsye.
Nëse është ky edhe misioni real i Ramës (integrimi në BE), le të rrijë edhe një mandat të 5-të! Dikush do ta bëjë këtë punë. Ai tashmë ka edhe fuqinë ligjvënëse të kalojë çdo ligj apo akt kushtetues. Nëse autokracia nuk është qëllim në vetvete, por mjet për arritjen e një synimi tjetër, madhor dhe emancipues, nuk është aq e dëmshme sa thuhet (kujtoni “despotët e ndritur” eurojanë të shek.18-të)
Ka edhe një vizion tjetër: Shqipëria të bëhet një shtet ku Perëndimi të kanalizojë paratë e tij të pista, ku ajo të luajë rolin e një dispeçerie për drogën dhe trafiqet e gjithfarshme, si dhe të bëhet një vend pritës për lloj-lloj emigrantësh të paligjshëm, që mësynë pa ndërprerje Europën e sotme.
Nëse dikush mendon se askush nuk ka ndonjë vizion për ne, përderisa ne vetë të kemi një vizion për veten tonë, edhe mund të jetë kështu. Një anarki e organizuar në mënyrë të përsosur, ku secili mendon e vepron si “KÇK”, pra kap ç’të kapesh sot, për vete dhe familjen tënde, dhe sa për të ardhmen e vendit – Zoti për të gjithë! Ky do të ishte një fatalitet fatkeq!
Cili është vizioni i vërtetë?
Unë për vete, ndonëse vrojtoj e mendohem për të, nuk e gjej dot. Mbase duhet fantazi që figurativisht “pas drurëve të gjithfarshëm të shohësh pyllin!”
Ja reagimet për pyetjen: A ka Perëndimi një vizion për Shqipërinë?
Roald Hysa: Diktatura e ndritur që do ta çlironte Shqipërinë është një ide që nuk arriti të gjente vend në inteligjencën shqiptare në vitet 1930. Ajo u mor më pas nga një grup njerëzish, që bashkëpunuan me fashizmin, i cili për shkak të rrethanave të Luftës së Dytë Botërore dështoi sërisht. Ai grup njerëzish u larguan nga Partia Fashiste dhe kaluan me Partinë Komuniste dhe morën pushtetin, por ideologjia bolshevike ua shtrembëroi idenë që kishin për shtetin, por edhe pse Enver Hoxha i detyroi të heshtin dhe të konformohen me idenë e njeriut të ri.
Kurse ky që e ka fuqinë po na sjell njeriun e ri patronazhist, që ruan vetëm idenë e Edi Ramës si një autokrat i pashpirt që vazhdon revolucionin në rrethanat e reja kapitaliste. Një imitim i Kinës së re të Ten Hsiao Pinit dhe të shokut Qi Ping.Tashmë Evropa gjendet para faktit të kryer me Edi Ramën si udhëheqës të Shqipërisë socialiste.
Petrika Agolli: Shqipëria është një vend pa qytetari. (Skarco). Kjo ju mundëson perëndimorëve, që në këtë Shqipëri të tillë, të hedhin çdo gjë. Shqiptarët duke menduar gjithmonë si të përfitojnë sa më shumë dhe më shpejt, si dhe duke parë deri tek hunda e tyre, nuk parashikon të ardhmen e tyre. Kjo e lejon të keqen të pushtojë çdo segment të këtij vendi, që nga individi dhe deri tek shteti. Problemi këtu nuk është Rama, apo Berisha. Ata janë “kazani”. Ku njerëzit hedhin dështimet e tyre dhe plangprishjet që bëjnë përgjatëe viteve. Të huajt, pasi u velën me ne, duke parë që ne nuk bëhemi dot qytetarë në liri, të drejtat dhe detyra, ndaj kanë hequr kapistallin, duke na lënë në gjendje të lirë, të biem ku të mundemi. Kjo Parti PPSH sot PSSH, ja di dorën mirë se si mund ta shkatrojë këtë vend. Fukarallosin njerëzit, dhe ikin vetë ata që nuk janë të kënaqur. Prandaj aty Askush nuk ngrihet dhe lëviz. Turp që ngrihet një 81 vjeçar, dhe pjesa tjetër ja ka varur në qafë këtij 81 vjeçari, që t’i çlirojë. Ndërsa pjesa tjetër që. rrëmben gjithshka, i sulet 81 vjeçarit, për ta bërë atë, qendër tëë sëë keqes. Unë mendoj se për Shqipërinë nuk ka ndonjë plan, Pasi ne si popull dhe si shtet, nuk hartojmë plane për të ardhmen. Mjafton të kemi me se të zihemi, dhe një copë bukë, dhe vazhdo vazhdimin. Të huajt e kuptuan këtë me vonesë, sepse ata nuk mund ta besonin që një popull i bën varrin vetes. Ja pra ku jemi. Një Parti ish komuniste sot, specialiste, me një popull që nuk ha Pykë, sepse i di të gjitha. Dhe është specialist për me të keqen e vetes së tij. Prandaj Profesor mos e lodh mendjen, sepse mendja jote pëlqen racionalitetin, por këtu racionalitet nuk ekziston. Ruaj veten dhe atë çka ke në pronësi, se aty gjithshka iracionale ndodh me lehtësi, Skarco është e gjitha. Nga një popull Ateist , si mund të dalë gjë e mirë..? Shiko Sa kriminelë kemi për metër Katror në Shqipëri. Ku ishin gjithë këta?? Ateizmi pjell të keqen më të madhe.
Ira Kora: Për mendimin tim Rama nuk do të futet né BE.Para 10 vjetësh refuzoi firmosjen e 2-3 dokumentave që do ta bënin Shqipërinë vend kandidat për BE. Në lidhje me ndërkombëtarët, besoj se kanë interesa që Shqipëria të mos lidhet me Rusin.
Zak Topuzi: Shqipëria ka qenë më afër BE vite më parë. Nuk është mungesa e mundësive apo kushteve që na ka mbajtur larg, por e vullnetit politik. Politikanët tanë, nuk e duan realisht integrimin, sepse BE-ja do t’u prishte rehatinë, privilegjet dhe kulturën e kolltukut pa përgjegjësi. Sigurisht dhe pasurimin përmes abuzimt.


















