‘Vrasje me dashje, mbetur në tentativë’, prangoset bulqizaku

488
Sigal

Eshte arrestuar një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje , mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim .

Kapet dhe ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje , mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake”.

Specialistët  për Hetimin e Krimeve më D.V.P.Dibër  bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhë vënien para përgjegjësisë ligjore për veprat e kryera , kapën dhe ndaluan shtetasin :

-A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës,  në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga  D.V.P.Tiranë.