Xhelal Mziu: Kopshti në Kamëz merr emrin Zarife Hasanaj

402
Sigal

Kryebashkiaku Xhelal Mziu bën gjestin fisnik, i vë emrin e ushtarakes, Zarife Hasanaj kopështit në Kamëz

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka vendosur që të nderojë pas vdekjes nëntetaren Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni në kuadrin e detyrave ushtarake të NATO-s. Kopshti i fëmijëve në Fushë-Kërçik do të mbajë emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj”. Kryebashkiaku Xhelal Mziu: Bashkia Kamëz bën me dije se ceremonia e përurimit të kopshtit të fëmijëve me emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj” në Fushë-Kërçik, Babrru, do të bëhet nesër, ora 10:30. Bashkia Kamëz fton çdo qytetar të territorit Bashkisë Kamëz edhe më gjerë për t’u bërë pjesë e rëndësishme e kësaj ceremonie me përmasa kombëtare. Nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni gjatë një stërvitjeje ushtarake, më 6 maj. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, e cila shpërtheu. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Julian Kapaj dhe Klodian Tanushi, ky i fundit gjithashtu nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ai ndërroi jetë katër ditë më pas.