Michael Roth, Ministri i Gjerman i Shtetit: Pozitë-opozitë, të nisin zbatimin e “Veting”-ut

476
Sigal

Ministri Reagimi konkret ka ardhur nga Michael Roth,
Ministri i Gjerman i Shtetit për Çështjet e Europës, i cili i është drejtuar
publikisht dje, si pozitës edhe opozitës, me këshillën “përfundimtare”, të qartë
e të prerë, që të ndërmarrin me urgjencë e në mënyrë të përgjegjshme, rolin e
tyre konstruktiv në zbatimin e ligjit të “Vetting”-ut. Në një intervistë për
mediat, ministri gjerman Michael Roth, tha se “shteti ligjor dhe pavarësia e
drejtësisë, janë kolonat e Bashkimit Evropian, ndaj dhe “Vetting”-u është tepër
i rëndësishëm për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Sipas
zotit Roth, Gjermania është në fakt një partner mjaft i ngushtë dhe i besueshëm
i Shqipërisë, në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian. zoti rroth,
theksoi: Ne, me keqardhje konstatuam, që në Këshillin e Përgjithshëm të
Bashkimit Evropian, nuk mundëm të gjenim konsensusin. Në fakt, bllokada u bë
nga një shtet, Austria dhe ne, për fat të keq, nuk ia dolëm dot që ta
kapërcenim atë, por kjo nuk ka të bëjë aspak me Ballkanin perëndimor apo me
Shqipërinë. Për fat të keq, vazhdoi më tej zoti Roth, nuk arritëm të dilnim në konkluzione
të përbashkëta, pasi pati këndvështrime të ndryshme lidhur me Turqinë. Të 27
vendet anëtare, mendonin në një mënyrë dhe një vend në një mënyrë tjetër,
mirëpo për këtë qëndrim nevojitet unanimiteti. Por unë kam ardhur me shumë
kënaqësi në Tiranë, pikërisht për të shprehur edhe njëherë, vlerësimin tim
lidhur me hapat e mëdha reformativë që ka ndërmarrë Shqipëria këtë vit, në
mënyrë të veçantë ajo që i përket reformës në sistemin e drejtësisë, e cila
është një hap mjaft i rëndësishëm në rrugën e vendit tuaj drejt Bashkimit Evropian.
Nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë po me këtë vendosmëri dhe entuziazëm në
rrugën e reformave, jam plotësisht optimist që ne, në momentin më të parë të
mundshëm do të hapim në mënyrë zyrtare bisedimet e anëtarësimit. Pyetjes, nëse
a ka një diferencë qëndrimesh nga qeveria gjermane dhe Bundestagu, nisur nga
deklaratat e kancelares Merkel dhe deputetit Krichbaum, që erdhi në Shqipëri
dhe vuri 7 përparësitë, ministri Roth iu përgjigj: “Unë këtu përfaqësoj
pozicionin e qeverisë federale, i cili është një dhe i bashkuar. Është
pikërisht shprehja e respektit për reformat dhe progresin e arritur në Shqipëri
në këtë periudhë dhe Gjermania është një partner i ngushtë i Shqipërisë në këtë
drejtim dhe në këto përpjekje. Pikëpamjet e veçanta të deputetëve të veçantë,
të partive të veçanta, sikurse mund të jetë edhe CDU-ja, nuk do duhej të
mbivlerësoheshin. Shqipëria është në një rrugë mjaft të mirë në këtë drejtim.
Komisioni i Venecias ndërmori, sikurse e dimë, verifikimet e nevojshme të cilat
u përmbyllën në mënyrë pozitive, ndaj unë do të thosha që zbatimi i ligjit të “Vetting”-ut
do të duhej të niste pa vonesë. Unë mund t’iu këshilloj të gjitha palëve,
sikurse qeverisë ashtu edhe opozitës parlamentare, që të ndërmarrin në mënyrë
të përgjegjshme rolin e tyre konstruktiv në zbatimin e këtij ligji, pasi shteti
ligjor dhe në mënyrë të veçantë pavarësia e drejtësisë janë kolonat thelbësore
dhe kryesore të sistemit të vlerave demokratike që dhe Bashkimi Evropian
përfaqëson. Dhe në këtë kontekst do duhej të fillohej sa më shpejt me ligjin e
Vetting-ut, i cili luan një rol qendror në këtë drejtim. Unë personalisht jam
optimist për këtë.