“Ne nuk i njohim autorët e vrasjes dhe nuk kemi bërë asnjë deklaratë në mediat e huaja. Përderisa nuk dimë motivin e vrases së 2 djemve tanë, si mund të bëjmë vetëgjyqësi”,- thotë Zef Lleshi.
I bindur që si djali, ashtu edhe nipi nuk kanë pasur konflikte në shtetin fqinjë, mirditori Zef Lleshi kërkon që autoritetet italiane të zbardhin krimin.
“Nuk kishin pasur asnjëherë probleme, djali ka qenë edhe para një muaji këtu. Nga drejtësia unë kërkoj t’i gjejnë ata autorët, e kërkoj nga shteti italian”,- tha Zefi më tej.
Ishte prestigjiozja ‘Corriere Della Sera’ ajo që shkruante dje se të afërmit e dy shqiptarëve të ekzekutuar me 10 plumba teksa udhëtonin me makinë ne tyre, kërkonin të bënin vetëgjyqësi sipas Kanunit.
Në lidhje me vrasjen e tyre mediat italiane i kanë qëndruar versionit të parë, atij të larjes së hesapeve për drogë, por edhe për trafik prostitucioni. Ndërsa Zef Leshi thotë që djemtë e familjes së tyre kanë qënë të pastër, mediat atje shkrujtën se dy të rinjtë njiheshin si shpërndarës të lëndëve narkotike.