Danielsson: Negociatat me BE varen nga Vettingu, Gjosha: Data s’ka rëndësi

382
Sigal

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe drejtori i Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielson në një konferencë të përbashkët ndanë me publikun detaje nga raporti i KE për integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë fjalës së tij, Danielson theksoj se KE do shoh në vazhdimësi rezultatet për reformat. Ndër të tjera ai pohoi se ligji zgjedhor është ndër kërkesat ndaj Shqipërisë. Po ashtu, Danielson dha një mesazh të qartë: BE do të mbështesë Shqipërinë dhe në muajin dhjetor do të japë gjykimin e saj sa i takon negociatave.

Në këtë linjë ishte edhe ministrja Gjosha. Ajo tha se data se kur do të çelen negociatat nuk është më aq e rëndësishme sesa zbatimi i reformës në drejtësi.