Prokuroria ka përfunduar hetimet për Meviol Billon, i përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok disa kohë më parë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” se ndaj Bilos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtes së nevojshme ndaj Elion Hatos.
Organi i akuzës vendosi pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhes sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme.
Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi kanë tashmë akuzë për moskallëzim krimi.



















