Vrasja e Menaxherit të Vipave të Bllokut, ja dy pistat ku po heton policia

922
Sigal

Janë dy pistat ku policia po punon për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmë pranë Tiranës së Re, ku humbi jetën në një pritë, shtetasi 26 vjeëar, Jurgen Kurti.

Sipas Policisë deri më tani po punohet në pistën e hakmarrjes, duke qenë se Kurti ishte i përfshirë në një vrasje të ndodhur dy vite më parë në Durrës dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Kurti ishte i njohur për jetën luksoze që zhvillonte, ndërkohë që njihej edhe si menaxheri i “Vipave të Bllokut”.

Vrasja e tij u krye nga një motorr në lëvizje dhe dyshohet se autorët e pritën viktimën deri sa të ngjiste shkallët e pallatit ku banonte.

Deri tani në polici janë shoqëruar miq dhe të afërm të viktimës, ndërkohë që Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit që u vra dy vite më parë në Durrës, ku dyshohet se autori ishte viktima e mbrëmshme, ka mohuar që familja e saj të ketë gisht në vrasjen e Jurgen Kurtit.

Jurgen Kurti ishte i dyshuar edhe për vrasjen e babait të tij tri vite më parë, por krimin më pas e mori përsipër daja i tij.