Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për personat e përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema në Tiranë, e ndodhur në lagjen “5 Maji”.
I vetmi që do të mbahet në arrest me burg, është Marjus Dema, i cili është personi që shkrepi armën në drejtim të Qemës, ndërsa personat e tjerë kanë masa më lehtësuese.
Gjykata ka dhënë:
Arrest burg Marjus Dema
Frenkli Myftari arrest shtëpie
Xhuliano Koçi arrest shtëpie
Erlin Peka detyrim paraqitje
Blerim Hoti detyrim paraqitje
Eder Pjetra, i cili është pronari i lokalit detyrim paraqitje.