Akademi përkujtimore në nder të Profesor Stanislav Zuber

843
Sigal

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në bashkëpunimin me profesoratin e Fakultetit Gjeologji-Miniera dhe Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Poloni, me rastin e 125-vjetorit të lindjes së Prof. Stanislav Zuberit, organizojnë një aktivitet përkujtimor në nder të Profesor Stanislav Zuber. Ky aktivitet do te zhvillohet, më 14 tetor 2018, ora 10:00-12:00, në sallën e Akademisë së Shkencave.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë personalitete të fushës së Gjeologjisë, përfaqësues të Akademisë së Shkencave, përfaqësues të Shoqatës së miqësisë Shqipëri-Poloni etj.

Prof. Stanislav Zuber lindi në qytetin e Lvovit, Poloni, më 14 tetor 1893. Nga viti 1927 deri në 1935, tashmë gjeolog i njohur në Evropë, fillon kërkimet e naftës në Itali dhe në Shqipëri. Në vitin 1935 ai vendoset përfundimisht në Shqipëri ku arrin suksese të jashtëzakonshme. Në sajë të zbulimeve të tij, Shqipëria brenda pak kohe u bë furnizuesja kryesore e Italisë me naftë. Siç është shprehur edhe vetë, atij i pëlqeu Shqipëria dhe iu dedikua me gjithçka gjetjes dhe zbulimit të naftës e gazit dhe mineraleve të tjera. Prof. Stanislav Zuber vdiq në Shqipëri, në burgun e Tiranës, më 18 tetor 1947, si rezultat i torturave çnjerëzore.