Urdhëri i parë nga Gledis Nano, paratë e marra nga krimi do u jepen policëve për orët shtesë

405
Sigal

Pasi mori në drejtim Policinë e Shtetit, Gledis Nano jep edhe vendimin e parë. Mësohet se ai ka vendosur që t’u jap detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Nano i ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguaj orët jashtë orarit.

Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.