Vrasja e Klodian Rashës, kalon për gjykim dosja penale e policit Nevaldo Hajdaraj

202
Sigal

Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca paraprake ndaj ish-efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës.

Seanca paraprake do të kryesohet nga gjyqtari Bedri Qorri i cili vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale të Nevaldo Hajdaraj.

Ndaj efektivit të forcave shqiponja Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Vetë Hajdaraj ka qenë në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokën ulur.