Braimllari: Ne kemi një mision historik për ta bërë Korçën shtëpinë tonë

231
Ne do të krijojmë mundësi punësimi për të rinjtë, do të ulim koston e jetesës dhe do të kthejmë shpresën në vend.
Ne do të mbështesim bujqësinë, me 200 milion euro në vit, me subvencione konkrete dhe të drejtpërdrejta për ta kthyer vëmendjen tek fermeri vendas.
Ne do të kthejmë pushtetin e vërtetë tek qytetarët e thjeshtë, që e duan Korçën dhe vendin dhe do të godasim rëndë çdo monopol klientelist të Rilindjes që në këto vite mbolli veç varfëri dhe krim.
Të dashur qytetarë korçarë, ju sot keni dy modele:
➡️ Modelin e Rilindjes, atë të interesit personal, të klientelizmit dhe të nepotizmit, të drejtorëve arrogantë e të papërgjegjshëm, të përqëndrimit të gjithçkaje në duart e një personi dhe
➡️Modelin tjeter, modelin e LSI-së, modelin real, të një ekipi energjik, gjithpërfshirës dhe profesional, që kërkon ta bëjë Korçën shtëpinë tonë, që të rinjtë, të rejat dhe familjet korçarë, të kenë shanse dhe mundësi të barabarta duke mundësuar në këtë mënyrë mbizotërimin e meritokracisë, profesionalizmit dhe shërbimit qytetar.
Ndaj, unë ju ftoj të votoni nr. 0️⃣6️⃣ Lëvizjen Socialiste për Integrim 🌹, sepse vota për LSI-në është vota për ekipin që e do vendin dhe do të punojë pa u lodhur për ta bërë Korçën shtëpinë tonë.
#lsi#zgjedhje25prill #Shqiperiashtepiajuaj
Sigal