Vrasja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet! Identifikohet autori dhe 2 viktimat (EMRAT)

118
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën e tij.Autor i këtij krimi të rëndë është Arsen Muskurti dhe ndërsa viktimat Dritan dhe Nora Muskurti. Sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve familjare. Policia ka nisur punën për kapjen e autorir.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraparak

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi Arsen Muskurti., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti, 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.