Më 2 Mars, Shqipëria do të jetë vetëm Kuq e Zi

93

Denoncimi i Presidentit të Republikës: Organizata mafioze po rrëmben Gjykatën Kushtetuese. Së shpejti Brukseli do të kuptojë se si një organizatë mafioze në krye të shtetit po shemb çdo ndarje pushtetesh duke asgjesuar Kushtetutën. Shkeljet dhe dokumentet që faktojnë kapjen e shtetit të shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta: Nga 2 marsi, Shqipëria fillon dhe bëhet kuq e zi, siç e duan të gjithë shqiptarët

Organizata mafioze po rrëmben Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Meta: Së shpejti në Bruksel do të kuptojnë se si një organizatë mafioze në krye të shtetit që ka shembur çdo ndarje pushtetesh legjislativ

Në ditët në vijim mund të vendosim një ekran edhe më të madh dhe shumë shpejt do e vendosim dhe në Bruksel në anglisht, që të gjithë të kuptojnë super-perlën e “Rilindjes”, se si një organizatë mafioze në krye të shtetit që ka shembur çdo ndarje pushtetesh legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor rrëmben në mënyrë anti-kushtetuese, anti-ligjore dhe mafioze përmes falsifikimeve dhe manipulimeve, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese për të mos patur më në të ardhmen Shqipëria një Gjykatë Kushtetuese, por policinë anti-kushtetuese të regjimit të Lleshit.

Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit: Qeveria shtrembëron procesin e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese

Na datën 21 shtator 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr disa vendime ndërmjet tyre, merr dhe vendimin numër 132 në datë 21 shtator 2019 për vakancën që plotësohet nga Presidenti i Republikës, që i përket Presidentit, duke rreshtuar kandidatët sipas pikëve. Në pikën 2 të këtij vendimi Këshilli ka vendosur, sipas ligjit duhet theksuar, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë në pjesën e përcaktuar për KED-në. Kalojmë tek prova tjetër, ju e mbani mend që me datën 15 tetor Presidenti i Republikës pasi siguroi informacionin e nevojshëm nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që Kuvendi t’i kishte administruar listat, emëroi gjyqtarin e parë kushtetues, në mënyrë që listat e Kuvendit të mos prekej, duke treguar luajalitet kushtetues, bashkëpunim. Në këtë emërim Presidenti i kërkoi Kuvendit të shprehej për emërimin e gjyqtarit të dytë, në mënyrë që të vazhdonte procesi për emërimin e gjyqtarit të tretë nga Presidenti dhe pastaj të katërt nga Kuvendi. Duke parë që Kuvendi duket sikur po e shtynte, ose kishte vendosur ta shtynte afatin dhe ta shfrytëzonte në maksimum 30-ditëshin e tij, që sipas Dvoranit do të kapërcente afatin e caktuar për Presidentin e Republikës, gjithmonë sipas Kryetarit të Këshillit, Presidenti ndërmori një akt administrativ me nr. 3535/1 protokollim, datë 5.11.2019 dhe ia drejton këtë letër Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarit zotit Gramoz Ruçi, zonjës Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, zotit Ardian Dvorani Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky vendim për pezullimin e vijimit të procesit administrativ të shqyrtimit të listës dhe dokumentacionit të përcjellë nga KED-ja deri në realizimin e zgjedhjes nga Kuvendi të anëtarit të dytë, që përkonte me datën 13 nëntor, ka për qëllim ruajtjen e kushtetueshmërisë të emërimit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të kësaj gjykate dhe evidenton qartë, po e theksoj, vullnetin e Presidentit të Republikës se në cilësinë e organit të emërtesës Vendimi i dytë i Presidentit brenda të njëjtit akt, t’i kërkoj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm plotësimin e praktikës dokumentare dhe dërgimin brenda pesë ditëve të kopjes së dokumentacionit të administruar dhe shqyrtuar për secilin nga katër kandidatët. Vendimi tretë: Të kërkojë bashkëpunimin e Kuvendit të Shqipërisë që të vlerësojë mundësinë për të përfshirë për shqyrtim në seancë plenare, brenda një kohe sa më të shpejtë, zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që Presidenti i Republikës, të ushtrojë kompetencën e tij, sipas radhës së diktuar nga Kushtetuta dhe ligji nr. 8577/2000”. Në përfundim, Presidenti i Republikës gjen rastin të shprehë edhe një herë vullnetin e tij se ashtu siç ka vepruar deri më tani do të vijojë të ofrojë mbështetjen dhe bashkëpunimin maksimal me secilin prej institucioneve në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejt funksionale dhe të gjitha vendet vakante në këtë gjykatë të plotësohen sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me parashikimet e Kushtetutës dhe kërkesat e ligjit. Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta’. Kjo letër u administrua në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në datë 6 dhe më në datën 7 u mblodh Këshilli për ta shqyrtuar këtë letër. Në këtë mbledhje të datës 7, ku unë kam qenë prezent, Avokati i Popullit ka qenë prezent, përfaqësuesi i Kryetarit të kuvendit ka qenë prezent, anëtarët e KED-së kanë qenë që të gjithë prezent, Këshilli dakordësoi se nuk mund të shprehej për vendimin e Presidentit të Republikës, sepse do të kapërcenin kompetencat e tyre dhe do të krijonin konflikt kushtetues. Për këtë arsye Këshilli dakordësoi vetëm përcjelljen e dokumentacionit shtesë që Presidenti i Republikës kishte kërkuar. Në atë datë asnjë vendim tjetër nuk ka marrë Këshilli. As të shpallë ndonjë kandidat të zgjedhur, as të komentojë mbi vendimin e Presidentit të Republikës, asgjë tjetër! Kalojmë te fakti tjetër, çfarë ndodh një ditë më pas. Kryetari i Kuvendit më datë 8 nëntor i drejton një letër me numër protokolli 3973, datë 8.11.2019, ku i kërkon informacion Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kjo kërkesë është subjektive dhe tërësisht e pavend, për arsye se siç e thamë dhe pak më parë në fillim Kryetari i Kuvendit i kërkon KED-së se çfarë ka bërë Presidenti, se është për ta thënë troç. Ndërkohë që Presidenti tre ditë më parë i kërkon Kuvendit, pra kërkon bashkëpunimin e Kuvendit që të vlerësojë mundësinë për të përfshirë për shqyrtim në seancë plenare brenda një kohe sa më të shpejtë zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që Presidenti të ushtrojë kompetencën e tij sipas radhës që dikton Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese. Pra, aq subjektive është ajo kërkesë dhe aq inkoherente, madje edhe më keq akoma. Kur Presidenti merr një vendim gjatë gjithë këtij procesi ka bërë me dije të gjitha institucionet e përfshira vendase dhe ndërkombëtare. Ndërkohë që Kryetari i Kuvendit zgjodhi që këtë ide, kërkese për informacion, t’ia kërkonte vetëm një personi, Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Prandaj quhet e pavend. Megjithatë po në datë 8 nëntor, pra brenda ditës, Kryetari i KED-së kësaj here nuk vendosi qëllimisht ta mblidhte KED-në edhe pse Kryetari i Kuvendit po i kërkonte Këshillit si organ kolegjial informacion dhe jo kryetarit, zoti Ardian Dvorani nuk e mblodhi KED-në siç veproi në rastin kur Presidenti i kërkoi kur vendosi pezullimin dhe i kthen një përgjigje me shkresën me nr. protokolli 716/1, datë 8.11.2019 e administruar në Kuvend. Me këtë shkresë zoti Ardian Dvorani ka konfirmuar faktin se e ka shpërdoruar detyrën e ndërgjegje të plotë në mënyrë të përsëritur. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të nesërmen, e shtunë, ditë pushimi, del në punë dhe me shkresën me nr. 3441/1 protokolli, datë 09.11.2019, i përcjell zonjës Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese. Po çfarë bën Ministria e Drejtësisë? Brenda të njëjtës ditë, datë 9.11.2019, ditë pushimi, e merr aktin dhe ai përcjell për botim Qendrës së Botimeve Zyrtare. Qendra e Publikimeve Zyrtare, brenda ditës e shtunë, 09.11.2019, boton, çfarë boton? Një vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që e kishte parë dritën e botimit në faqen e Gjykatës së Lartë të internetit që në datën 22 shtator, një vendim që nuk botohet në Fletoren Zyrtare, që botimi i tij është shkelje shumë e rëndë e ligjit. Por, çfarë donin të krijonin këta funksionarë publik? Donin të shtrembëronin të gjithë faktet dhe provat, me qëllim gjithë opinion publik po flas brenda dhe sidomos ai ndërkombëtar që nuk thellohet në ligjet e brendshme të vendit tonë, se kandidatja e re, e renditur e para është konsideruar e zgjedhur nga Këshilli. Por turp më të madh nuk ka, sepse Këshilli në datën 7.11.2019, nuk vendosi as të shpallte ndonjë kandidat, as të konsideronte të zgjedhur, as të konsideronte se mekanizmi i zhbllokimit kishte funksionuar dhe e dini pse? Sepse vendimmarrjen e Presidentit të Republikës, nuk mund ta komentonte as Këshilli as Kuvendi më pas. Por, ky akt dhe ky botim do ti shërbente Kuvendit dy ditë më vonë në datë 11.11.2019, për ta konsideruar zonjën të renditur të parën si e vetëzgjedhur. Po kush e zgjodhi? Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë apo Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit apo Kryetar i KED-it? Asnjë nga këto organe nuk ka kompetencë ta bëjë këtë.

Do ju tregojmë pse botimi është i paligjshëm?

  • Publikimi i akteve, pika 2, të gjithë aktet e verifikimit të vlerësimit, dhe të renditjes për secilin kandidatë të miratuara nga KED bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë. Nuk publikohen vendimit e Këshillit për listimin e kandidatëve në Fletoren Zyrtare.

Sikur vendimi i Këshillit të ekzistonte dhe të ishte i botueshëm kush do duhet t’ja përcillte qendrës së Botime Zyrtare, e thotë ligji nuk e themi ne. Pra, qeveria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, ka dërguar për botim një akt që nuk e kishte prodhuar vetë. A e ka shkelur vetë? Me të dyja këmbët. I gjithë ky vetofrim i Ministres së Drejtësisë dhe kjo shkelje e rëndë e ligjit, egon qartë se i gjithë aparati shtetëror është vënë në shërbim të urdhrave politikë, për t`i rrëmbyer anëtarin e Gjykatës Kushtetuese që i përket për emërim Presidentit të Republikës, menjëherë Qendrës së Botimeve Zyrtare na është përgjigjur duke komunikuar se; Vendimi nr 132 datë 21.09.2019, shoqëruar me praktikën sqaron Vendimi është dërguar për t`u botuar nga Ministria e Drejtësisë me shkresën nr. 7575 prot., datë 9.11.2019; dhe seQendra e Botimeve Zyrtare nuk ka patur asnjë korrepondencë me KED lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit nr. 132, datë 21.9.2019. Nga këto fakte duket qartë sesi qeveria ka dashur të shtrembërojë gjithë këtë proces për t’i rrëmbyer Presidentit të Republikës kompetencën që ja njeh Kushtetuta, emërimin e anëtarit të tretë në Gjykatë Kushtetuese.

Presidenti Meta: Si President i Republikës po bëhem hetues vullnetar i SPAK-ut

Është grupi kriminal që është edhe më i thellë se sa e kishim menduar ne! Falënderoj atë organizatën e shoqërisë civile që kishte bërë një punë paraprake! Kjo këtu është harta institucionale e shtetit tonë sot, që me Kushtetutë është shteti i së drejtës, por praktikisht ju e dini se në çfarë situate jemi. Ju e dini se çfarë është kjo ngjyra mavi. Apo jo? Këtu janë të gjitha institucionet. Këtu është ekzekutivi, qeveria, bashkitë, pushteti vedor, të gjitha të tjerat. Këtu është legjislativi. Parlamentin e dini se nuk ka nevojë t’ju them ndonjë gjë më shumë. Pastaj këtu kemi gjyqësorin, të drejtësisë, këtu kemi median. Këtu kemi ligjin anti-KÇK që vë nën thundrën e policisë që duan ata, se ne duam policinë e ligjit e të shtetit apo jo? I vë të gjitha institucionet e reja të hetimit. Këtu kemi AMA-n, që e dini se çfarë përfaqëson. Kemi ligjin anti-shpifje që është denoncuar nga Këshilli i Evropës dhe nga të gjithë ju në Komisionin e Venecias. Këtu se ç’ka ngelur edhe një dreq belaje, këtu në fund fare, ah po, është Presidenti! Dhe kërkojnë t’ia marrin kompetencat kushtetuese me ligje anti-kushtetuese! Meqenëse nuk ia morën me këto mënyrat mafioze të faktit të kryer sipas shtetit të propagandës! Ka ngelur edhe kjo kalaja këtu, që të bëhet e gjithë Shqipëria mavi! Nga kush? Më vjen keq ta them këtë, por më duhet ta them, se i kam paralajmëruar shpesh: Nga ata që e bënë Shqipërinë mavri për 50 vite të tëra, në në një regjim që edhe në Korenë e Veriut, vështirë që të krahasohet përsa u takon të drejtave të njeriut. Ju e dini shumë mirë se përpara 32 vitesh, kur Rumania, përmes revolucionit demokratik i tregoi vendin që meritonte tiranit të saj dhe shushunjës së saj, Elenës, në Kukës vareshin dy poetë! Ndërsa në Sarandë tërhiqeshin zvarrë dhjetëra të rinj pse kërkonin ta gjenin lirinë diku tjetër. Kështu që Shqipëria nuk do të bëhet më kurrë as mavi dhe as mavri! Do të bëhet kuq e zi, duke filluar nga këtu ku është edhe gjithandej! Ndaj më 2 mars, mos dëgjoni ato mashtrimet e atyre të cilëve u ka hyrë tmerri nga populli! Se po t’i donte populli aq shumë, bënin zgjedhje të lira dhe demokratike dhe nuk asgjësonin llogaridhënien e popullit në çdo nivel! Ja kjo është llogaridhënia, ja kjo është! Kjo është llogaridhënia! Njerëzit kanë ikur pse s’kanë paguar një faturë dritash apo jo, kanë vajtur në burg! Apo nuk kanë vajtur? Ndërsa këtu rrëmbehet, vidhet në mënyrë mafioz, duke dhunuar Kushtetutën, duke dhunuar ligjet, duke bërë falsifikime të rënda shtetërore, ku është i përfshirë gjithë parlamenti se nuk është se parlamenti nuk i dinte këto gjëra. Parlamenti i ka ditur se të gjitha këto akte kanë qenë publike. E kështu me radhë, sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur dhe sikur janë dorëzuar. Por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja! Dhe shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars, për ta bërë të gjithë Shqipërinë kuq e zi, dhe nuk i ftoj këtu unë shqiptarët për të ardhur për Presidentin. Unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse në qoftë se është Shqipëria kështu sot, kemi shpopullim, jo largim! Sepse në qoftë se sot ikën një malazez nga Mali i Zi, ikin 11 shqiptarë nga Shqipëria. Ndodh pikërisht ai projekt që synon kapja e shtetit dhe grushti i shtetit, dhe ky është vetëm grusht shteti dhe asgjë tjetër, që të keni një Shqipëri pa shqiptarë. Kështu që nga 2 marsi, Shqipëria fillon dhe bëhet kuq e zi, siç e duan të gjithë shqiptarët! Siç ka qenë jetë e mot dhe siç do të jetë përgjithmonë! Ju faleminderit!

 

Presidenti Ilir Meta: Shqipëria e para! Shqipëria e shqiptarëve!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie. Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë. Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës. Shqipëria e para! Shqipëria e shqiptarëve!

Presidenti Meta ndan socialistët nga Rilindja: PS bëri Kushtetutën më të mirë por shushunjat e kanë asgjësuar

Këtu rrëmbehet, vidhet, në mënyrë mafioze duke dhunuar Kushtetutën, ligjet, duke bërë falsifikime të rënda shtetërore ku është i përfshirë gjithë parlamenti se nuk është se parlamenti nuk i dinte këto gjëra. Ndodh pikërisht ai projekt që synon kapja e shtetit dhe grushti i shtetit dhe ky është vetëm grusht shteti dhe asgjë tjetër që të kemi një Shqipëri pa shqiptarë. Po pastaj s’do të ketë as emër Shqipëri se këta që ia ndërruan emrin stadiumit ‘Qemal Stafa’ ia ndërrojnë Shqipërisë sa herë të duan për shkak se nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare dhe asnjë shqetësim për këtë vend dhe gjithë këtë popull që vuan prej vitesh dhunimin dhe poshtërimin e Rilindjes jo të Partisë Socialiste. Sepse PS e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike në vitin ‘98 dhe ka votuar mbarë populli shqiptar. Por këto vetë janë shushunjat e PS-së që e kanë asgjësuar dhe atë parti që ka qenë një forcë e madhe që i ka dhënë shumë Shqipërisë.