Del FOTO/ Me pistoletë në dorë, ky është autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë

113
Sigal

Ky është Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfisjhtë në Tiranë. Muskurti vrau vëllanë e tij, Dritan Muskurti, 44 vjeç dhe nusen e këtij të fundit, Nora Muskurtin, 33 vjeçe.

Tiranë/ Informacion paraparak

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”,  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor  nën drejtimim e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.