Sigal

Shqipëria është shndërruar në një landfill të madh mbetjesh, të cilat hidhen pa kriter në çdo cep të vendit.

Instituti i Statistikave raportoi se vetëm vitin e kaluar në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u derdhën 563 mijë tonë mbetje të ngurta urbane, të cilat nuk u përpunuan apo depozituan në landfilled e posaçme, por janë shpërndarë dhe hedhur pa kriter duke kërcënuar seriozisht ambientin.

Ndonëse krahasuar me një vit më parë, treguesit e menaxhimit të mbetjeve kanë shënuar përmirësim, sërish pjesa e mbetjeve që nuk përpunohen mbetet në nivele dramatike.

Sipas të dhënave nga INSTAT në total vitin e kaluar Shqipëria prodhoi 1.8 milionë mbetje të ngurta urbane. Por nga këto arriti të menaxhojë vetëm 1 milionë e 250 mijë tonë, ndërsa 563 mijë tonë të tjera janë shpërndarë në ambient.