Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, zbardhet pista e hetimit

475
Sigal

Vrasja e dyfishtë që ndodhi në Durrës, ka qenë e mirëmenduar. Viktimat Besmir dhe Viktor Haxhia janë vëllezër, ndërsa persona të paidentifikuar iu kanë bërë pritë, duke i ekzekutuar me armë brenda makinës së tyre.

Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, duke vënë në lëvizje edhe komisariatet e tjera. Ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Vëllezërit ishin duke kaluar në rrugë kur kanë rënë në pritë duke u qëlluar me breshëri armësh. Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat duke lajmëruar policinë.

Mister mbetet motivi nëse lidhet me ndonjë sherr të çastit apo hakmarrje. Dy vëllezërit janë punonjës te tregu i makinave. Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani.

Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një borxh për makinat pas mosmarrëveshjeve për shit-blerjen.