Vodhi miliarda lekë, Gjykata liron shefen e AKSHI-t Mirlinda Karçanajn

Karçanaj ia heq paq, i hiqet masa e arrestit në shtëpi, i caktohet “detyrim paraqitje”

Ish-drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanajn e akuzuar për grabitjen e miliarda lekëve të shqiptarëve përmes tenderave ia ka hedhur paq, pa bërë asnjë ditë burg. Karçanajt i është hequr masa “arrest shtëpie”, duke e lënë në “Detyrim paraqitje”. Kush do ta mbajë përgjegjësinë për miliarda lekë të vjedhura?

Gjykata e Lartë, i ka hapur derën e lirisë Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoreshës së AKSH-it, ta akuzuar për vjedhjen e miliarda lekëve përmes tenderave të organizuar në këtë institucion. Qytetarët shqiptarë prisnin që Karçanaj të burgosej, por ndodhi e kundërta, masa e sigurisë iu lehtësua duke e nxjerrë të pafajshme. Prej vitesh, Karçanaj, përmendet në skandalet me miliona euro të teknologjisë dhe tenderave publikë. Nga “arrest shtëpie”, Karçanaj tashmë kalon në një masë qesharake “detyrim paraqitje”, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të paguajnë faturën e aferave që fundosën paratë publike. Pas zhurmës për milionat e zhdukura në kontrata dhe servera, drejtësia vendosi t’i lehtësojë jetën ish-shefes së AKSHI-t: mjafton të paraqitet dy herë në muaj te policia dhe të mos dalë jashtë Shqipërisë pa leje. Kaq. Për pjesën tjetër, dera duket e hapur. Ndërkohë që qytetarët numërojnë skandalet e njëpasnjëshme me tenderat e shtetit, figura kyçe e dosjes po del gradualisht nga izolimi. Një tjetër sinjal që “peshqit e mëdhenj” në Shqipëri rrallëherë përfundojnë duke vuajtur realisht pasojat. Në të njëjtin vendim, Gjykata la në fuqi masat për Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha, ndërsa për Karçanajn u vendos formula klasike shqiptare: nga dosjet me miliona euro te firma dy herë në muaj. Vendimi është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa opinioni publik sheh edhe një herë sesi dosjet e bujshme zbehen sapo kalojnë muajt dhe emrat e fuqishëm fillojnë të marrin frymë lirisht.

Sigal