Dashnor Kokonozi : A është kjo një qendër kryeqyteti?

Qeveritarët shqiptarë kanë egërsinë e natyrës.  I tmerron hapësira dhe boshllëku. Reagojnë instinktivisht, sapo shohin një tokë bosh, të pazënë!

Çdo metër katror duhet monetizuar. Duhet shndërruar në habitat të menduar për krime, mungesë ajri, konfuzion mendor e jo për cilësinë e jetës urbane.

Sigal

Dhe ja kanë arritur! Njerëzit ose në qiell ose të shporren, po nuk u pëlqeu!

Vetëm të tillë politikanë të dalë nga tubat e Lanës, mund ta bënin këtë. Se njerëzit e fisëm kurrë nuk do ta lejonin. Janë ata që po na kthejnë edhe kundër bindjeve tona më të shenjta, deri edhe kundër idealeve të një demokracie të tillë mizerabël që, për fatkeqësinë e kësaj toke, sjell në pushtet veç alabakë të babëzitur për fitime!