Vodhën 15 mln lekë në “Al Petrol”, arrestohet magazinieri, proçedohen 4 roje

639
Policia e Fierit ka vënë në pranga magazinierin e kompanisë “Al Petrol”, ndërsa ka nisur proçesim penal në gjendje të lirë për katër roje me akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas bluve, këta shtetas kanë abuzuar me detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 15.000.000 lekë të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.
U arrestua

Shpëtim Ramaj, 48 vjeç, banues në lagjen “Apollonia” Fier. (Me detyrë magazinier në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”).

U proçeduan penalisht në gjendje të lirë
-S.M, 44 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier.
-M.R, 56 vjeç, banues në lagjen “Kastriot”, Fier.
-Sh.K, 62 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.
-F.C, 47 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”, Fier.
(Të katërt me detyrë roje në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”).
Sigal